75 Mall Live Search
10:04 / E Hënë, 06 Janar 2025 / AR

E nis vitin me ëmbëlsi, aktorja e njohur është fejuar?

Duket se aktorja e këngëtarja e njohur, Zendaya vendosi t’i tregojë botës se është fejuar me Tom Hollandin.

Kjo pasi paraqitja e saj në “Golden Globes 2025” mori vëmendje mediatike, transmeton Indeksonline.

Ajo u shfaq me një unazë diamanti në gishtin e fejesës, teksa fansat filluan të spekulonin për një fejesë të mundshme të aktores.

Zendaya, e nominuar për performancën më të mirë nga një aktore femër në një film muzikor ose komedi, mori pjesë në ceremoninë e çmimeve me një fustan magjepsës të personalizuar ngjyrë portokalli nga Louis Vuitton dhe këpucë në ngjyrë dhe teksturë të ngjashme./Indeksonline/