16:19 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

E nisen së bashku në akademi/ Harry Kane përkrah Ryan Masonin: Do të japim gjithçka në këto 7 ndeshje!

Ryan Mason do të jetë trajneri i Tottenham Hotspur për shtatë ndeshjet e ardhshme në Premierligë – pas largimit të Jose Mourinhos.

Mason është vetëm 29-vjeçar, kështu është futur në histori të Premierligës si trajneri më i ri, shkruan IndeksOnline

Kapiteni i Spurs, Harry Kane përmes rrjeteve sociale ka treguar se me Ryan Masonin kanë kaluar disa vite në akademi.

“Ne kemi qenë në akademi së bashku. Unë e di se çfarë do të thotë kjo për Ryanin. Ne do të japim gjithçka që kemi për këto 7 ndeshjet e ardhshme”, ka shkruar Kane në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Mason ishte detyruar të pensionohet nga futbolli për shkak të një lëndimi që e pësoi në vitin 2017./IndeksOnline/