17:08 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

E njeh e gjithë bota e thotë se ka vetëm katër shokë

Ed Sheeran është njëri nga këngëtarët me famë botërorë i pëlqyer nga të gjithë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, artisti ka lansuar albumin “Collaboration”, me këtë rast ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për prestigjiozen “The Sun”, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e tij profesionale.

Artisti është shprehur se fama që i’u është rritur me publikimin e këngës “Shape of You” në vitin 2017-të, e ka bërë që ai të ndihet si “kafshë e kopshtit zoologjik”, kjo është edhe arsyeja se pse ai e ka reduktuar rrethin shoqëror me vetëm 4 shokë.

Ndryshe, Ed Sheeran sipas spekulimeve të fundit u tha se është martuar.

Këngëtari është në lidhje dashurie me Cherry Seaborn./Indeksonline/