18:39 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E njohin vetëm si zonja L, policia në kërkim të mashtrueses

Një grua e pa identifikuar nga policia e Tiranës pasi denoncuesja nuk i ka dhënë të plota gjeneralitetet e saj, është në kërkim pasi ka mashtruar një zonjë të cilës i ka marrë një shumë lekësh.

Sipas burimeve policore, një ditë më parë u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases e paidentifikuar plotësisht L., pasi dyshohet se e ka mashtruar duke i marrë një shumë lekësh, që i ka dhënë në mirëbesim për ruajtje shtetasja F.Z, vjeç 79, banuese në Tiranë.

Po punohet për identifikimin e plotë të saj njofton policia. Ndaj L. Rëndon akuza për veprën penale të mashtrimit.