E nxjerrin nga vetura dhe ia grabitin telefonin, kartelën bankare e dokumentet

Një person ka informuar policinë se derisa ishte në veturë, katër persona të panjohur ia kanë hapur dyert dhe me forcë e kanë nxjerr jashtë, ku i kanë grabitur një telefon mobil, kartelën bankare, dokumentet personale të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë.
Grabitja sipas policisë ka ndodhur të hënën në orën 22 e 30 minuta në fshatin Shushicë të Graçanicës, transmeton IndeksOnline.
Rasti është ende duke u hetuar dhe deri sot nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve./IndeksOnline/