E ofendoi gjyqtarin, trajneri kosovar merr një gjobë “komode”

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur kryetrajnerin e Vushtrrisë, Samuel Nikajn.
Për një fjalë goje rrugës për në zhveshtore, Nikaj është dënuar me 200 euro.
“Kryetrajneri i KF “Vushtrria” , Samuel Nika me nr.ID.015755M77. Pas përfundimit të ndeshjes së Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria – Vitia, gjatë rrugës për në zhveshtore, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Për Trajner, zyrtar dhe lojtar)” thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor./Indeksonline/