75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / L K

E pabesueshme, i moshuari i shpëton aksidentit për fije të perit, vetura ia zbathi edhe këpucën

Një i moshuar nga Prizreni është personi më me fat që është ende gjallë. Ai i ka shpëtuar një aksidenti për një fije peri.

Në rrugën për Nashec në dalje të Prizrenit, një shofer ka fluturuar me veturën e tij në orët e vona.

I moshuari pranë shtëpisë së tij i shpëton vozitjes së çmendur të një shoferi për pak milimetra.

Madje siç mund ta shihni, vetura ia zbathtë edhe këpucën kalimtarit, por që për fatin e tij nuk pati kontakt më shumë nga kjo shpejtësi marramendëse./Indeksonline/