75 Mall Live Search
08:32 / E Premte, 04 Qershor 2021 / Blerim

E pabesueshme, por e vërtetë/ Lakers eliminohen nga playoffi qysh në raundin e parë

Los Angeles Lakers nuk do ta mbroj titullin pasi është eliminuar qysh në raundin e parë nga playoffi.

Lakers u mposhten 100 me 113 nga Phoenix Suns – duke e quar serinë e rezultateve në 4-2, shkruan IndeksOnline

Basketbollisti i mbrëmjes ishte ai i Phoenix, Booker – i cili realizoi 47 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime.

Te Lakers edhe pse pësoi një lëndim më vonë, më i miri ishte LeBron James – me 29 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime.

Lakers eliminohet nga playoffi, kurse Phoenix shkon në çerekfinale. Ata do të luajnë kundër Denver Nuggets – të cilët eliminuan ekipin e Portland Trail Blazers./IndeksOnline/