10:14 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

E pabesueshme, breshër në verë, deri në 3 metra thellësia

Një stuhi breshëri i verës ka përfshirë qytetin Guadalajara të Meksikës. Deri në 3 metra thellësi ka shkuar sasia rekorde e breshërit.

Ky fenomen i paparë ka bërë që në këtë qytet të ketë dëme të mëdha materialesh. Shtëpi të fundosura, vetura nën ujë, e dëme të tjera janë vetëm disa nga pasojat fillestare nga breshëri.

Ushtria meksikane ka dalur në terren për të shpëtuar banorët, ndërsa nuk është raportuar ende për ndonjë viktimë./Indeksonline/