22:36 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

E pabesueshme, gjyqtari shënon dhe e numëron golin

Në futbollin holandez ka ndodhur një gjë që rrallë shihet në botën e futbollit.

Një gjyqtar është bërë protagonist në rezultatin e një ndeshje por jo me vendimet e tij por me një devijim të topit.

Gjyqtari Maurice Paarhuis ka shënuar gol në kategorinë e tretë mes Harkemase Boys dhe Hoek. Gjatë një aksioni në zonën e Harkemase, topi u devijua pa dashje nga arbitri dhe përfundoi në rrjetë. Një moment që ka shkaktuar shumë të qeshura edhe nga klubi që e pësoi, por edhe protesta të shumta. /IndeksOnline/