E pabesueshme/ Gruaja e Kobe Bryant e padit nënën e saj, ia kërkoi mbi 7 milionë dollarë

Gruaja e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, Vanessa, e ka paditur nënën e saj Sofia Laine.
“Pa mend dhe e turpshme” e ka quajtur ajo nënën. Vanessa po akuzon nënën e saj se po përpiqet të “zhvatë pasurinë financiare” nga familja e saj pas vdekjes së basketbollistit amerikan, përmes një procesi gjyqësor.
Vjehrra e Bryant pretendon se ajo punonte pa u paguar si një “asistente personale dhe një dado shumëvjeçare” për familjen Bryant, transmeton Indeksonline.
“Fatkeqësisht, premtimet e Kobe Bryant nuk panë dritën e diellit pasi ai tani është i vdekur, dhe Vanessa Bryant ndërmori çdo hap që mundte për të shfuqizuar dhe anuluar të gjitha premtimet e Kobe Bryant” deklaroi Laine.
Kjo e fundit po kërkon nga vajza e saj që të paguhet për 18 vite, nga 12 orë pune në ditë me çmim 96 dollarë/ora, apo rreth 7 milionë e 500 mijë dollarë.
/Indeksonline/