19:24 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Haxhi Zeka i kthehet futbollit në moshën 43 vjeçare

Dikur lojtari më i mirë në futbollin kosovar, Haxhi Zeka i është kthyer futbollit në moshën 43 vjeçare.

Ish golashënuesi më i mirë në futbollin kosovar, është futur në lojë në minutën e 54-të të përballjes Besa-Flamurtari për të ndihmuar skuadrën në luftën për mbijetesë.

Por, as rikthimi i Zekës nuk ka ndihmuar skuadrën pejane drejt fundosjes.

Madje, Besa e nderoi legjendën e tyre duke i dorëzuar shiritin e kapitenit të cilin ia ofroi Kasapi./Indeksonline/

Temat: