E pabesueshme, Inter merr vendim të largohet nga aktivitetet

Situatë tepër e komplikuar në Itali për shkak të Koronavirusit.
Ekipi i të rinjve të Interit ka vendosur të tërhiqet nga Youth League.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, bëhet me dije se zikaltrit nuk do të marrin pjesë në ndeshjen ndaj francezëve të Renes, sfidë kjo e vlefshme për 1/8-at e Championsit për të rinj.
Edhe pse Interi tashmë rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë, nuk do t’ia dijë dhe ka marrë këtë vendim drastik.
Veç kësaj, zikaltrit kanë lajmëruar ndërprerjen e aktivitetit në sektorin e të rinjve, pra duke mos marrë pjesë në asnjë aktivitet.