E pabesueshme, ja çka po bënte 20 minuta para fillimit të lojës dje Toni Kroos

Toni Kroos është një nga mesfushorët më të mirë në histori të futbollit.
Ajo që e karakterizon më së shumti gjermanin është qetësia që ka, transmeton Indeksonline.
Vëllai i tij, Felix Kroos në një intervistë për “DAZN” ka treguar se mesfushori i Real Madridit nuk bëhet asnjëherë nervoz.
“Toni kurrë nuk bëhet nervoz. Ju mund ta thërrisni atë 5 minuta para finales së Kupës së Botës dhe të keni një bisedë normale. 20 minuta para ndeshejs së djeshme, ne po diskutonim për një ndeshje të Ligës së Dytë gjermane”, u shprehë ai.
Real Madridi u kualifikua mbrëmë në gjysmë-finale pasi e eliminoi Liverpoolin me rezultat të përgjithsëm 3:1 nga dy ndeshjet.
Kroos ishte ndër më të dalluarit në dy ndeshjet./Indeksonline/