75 Mall Live Search
17:46 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / MSH

E pabesueshme: Ja sa kilogramë ka humbur Buci me tretmanin e “Kenda Center”

“Kenda Center” nga Shkenda Dubova ka qëndruar për disa ditë pranë banorëve të Big Brother VIP Kosova 2, për t’iu ofruar tretmane detoksifikimi, dobësimi dhe relaksimit.

Banorët e kanë shijuar këtë tretman përgjatë kësaj kohe dhe u janë bindur rregullave që duhen ndjekur për vitalitet.

Një prej banorëve që ka befasuar më së shumti me rezultatet e tij ka qenë Buci, raporton Indeksonline.

Ky i fundit, në vetëm 6 ditë ka humbur pesë kilogramë.

Për këtë gjë e ka përgëzuar Shkenda, duke i thënë “Bravo të koftë”, teksa Ganiu dhe Besi janë shprehur të habitur nga ky rezultat.