E pabesueshme, ja sa pak bileta janë shitur për ndeshjen Lazio – Torino
Lazio ka shitur vetëm rreth 3.000 bileta për përplasjen e sotme në ligë kundër Torinos, sipas një raporti nga botimi i sotëm në gazetë “Corriere dello Sport”, transmeton Indeksonline.
Raporti detajon se si nga 3.000 biletat, 126 janë rezervuar për mysafirë, duke treguar se tifozët e Biancocelestit s’janë shumë të ngazëllyer për të parë klubin në ndeshjen e sotme.
Raporti, gjithashtu thekson se si nuk pritet asnjë rritje e madhe e shitjes së biletave sot para ndeshjes, për të cilën klubi shpresonte se do të paraqiste rreth 25 mijë spektatorë./Indeksonline/