21:01 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

E pabesueshme, kampioni i botës në snooker mposhtet nga një “adoleshent”

Ronnie O’Sullivan, mjeshtri i madh i snooker-it, në mënyrë të pabesueshme i ka dhënë lamtumirë kampionatit botëror (luhet në Shefilld), pasi është mundur që në turin e parë nga nja “diletant”, James Cahill.

Prej vitit të largët 2003, anglezi (pesë herë fitues i titullit botëror dhe shtatë herë radhazi fitues i titullit në Angli) nuk eliminohej kaq shpejt në një turne.

Cahill, që është diletanti i parë që merr pjesë në këtë kompeticion, gjithashtu është nga Anglia, Blekpull. Vetëm 23 vjeç, ka befasuar kampionin e botës, ndërsa e ka mundur 10-8.

“Ndihem shumë keq, nuk kam energji, nuk kam forcë. Në një gjendje të mjerueshme pas kësaj humbje”, u shpreh O’Sullivan.