E pabesueshme/ Katër vjet më parë ishte në publik, sot punon me Dua Lipën!

Katër vite më parë, ajo ishte thjesht një fanse e Dua Lipes në publik, duke parë koncertin dhe duke blerë një bluzë si “kujtim”.
Sot, ëndrra e saj është bërë realitet, ajo është artistja e grimimit që po kujdeset për pamjen e “vajzës diamant”, Dua Lipën, në natën e parë të koncertit madhështor në Madison Square Garden, shkruan Indeksonline.
Në një postim emocionues, ajo e përshkroi këtë si “një manifestim radikal” dhe “një ëndërr të vërtetë”.
“Katër vjet më parë isha këtu si fanse duke parë këtë shfaqje!!!
Bleva bluzën dhe tani jam këtu duke i bërë grim kësaj vajze diamanti!
Një manifestim radikal
Një ëndërr vërtet!
@dualipa
Nata e parë MSG!!! UAU”, shkroi ajo ku shihet tejet e emocionuar./Indeksonline/
