12:02 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

E pabesueshme, kënga e Dhurata Dorës kalon shifrën e 50 milionë shikimeve

Bashkëpunimi mes Dhurata Dorës dhe reperit algjerian, Soolking po del të jetë shumë i qëlluar.

Kënga “Zemër” ka arritur të grumbulloj hiq më pak se 52 milionë shikime në Youtube.

Edhe pse i ka vetëm dy javë nga lansimi, kjo këngë po arrin të thyej çdo lloj rekordi me shikueshmëri.

Përveç në trojet shqiptare, kënga është bërë shumë e famshme edhe ne vendet arabe.

Teksti i këngës është shkruar nga Dhurata, Soolking dhe BigBang. Ky i fundit ishte edhe producent i këngës./Indeksonline/