07:34 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

E pabesueshme: Këto janë arsyet përse çiftet ndalojnë së bëri seks

Mbajtja e pasionit gjallë mund të jetë një sfidë në çdo marrëdhënie afatgjatë.

Tani shkencëtarët kanë hulumtuar pse çiftet mendojnë se romanca e tyre në çift ka përfunduar, duke kërkuar qindra vullnetarë arsyet pse jeta e tyre seksuale është në zbehje e sipër, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, psikologët identifikuan gjithsej 78 vështirësi për mbytjen e pasionit që hasen tek çiftet.

Dhe në krye të listës ishin problemet që u klasifikuan gjerësisht si “entuziazëm i zbehur”.

E dyta radhitej mungesa e kohës dhe hapësirës personale tek individët.

Shkaqe të tjera të zakonshme përfshinin pabesinë nga partneri tjetër dhe problemet e karakterit, duke përfshirë të qenit ‘çuditshëm’ dhe ‘egoist’.