75 Mall Live Search
23:50 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

E pabesueshme, kundërshtari i Dritës në Ligën e Kampionëve transferon ish-futbollistin e Swanseas

Drita nuk pritet të ketë punë të lehtë në para-kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari i Dritës në fazën e parë, Inter Club d’Escaldes ka bërë dy transferime para pak minutash, transmeton Indeksonline.

Njëri nga ta është një ish-lojtar i Premier Ligës, Fede Bessone. Ai në sezonin 2011/2012 kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Swansea.

Po ashtu ai ka luajtur edhe në skuadra si Leeds United dhe Charlton. Bagazhi i tij është i madh dhe pritet të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës nga Andorra.

Drita ende nuk ka bërë ndonjë transferim për të forcuar skuadrën për Ligën e Kampionëve./Indeksonline/