75 Mall Live Search
16:23 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

E pabesueshme, Manchester City shënon 5 gola për 18 minuta

Skuadra angleze Manchester City jo rastësisht ka treguar se është pretendenti kryesor për titull.

Kjo pasi që për 18 minuta ka arritur të shënoj 5 gola kundër Watfordit, shkruan Indeksonline.

Goli i parë u shënuar qysh në minutën e parë nga Silva, vetëm pesë minuta më vonë arriti të shënoj nga penaltia edhe Aguero, gjashtë minuta më vonë golin e gjeti edhe Mahrez për ta bërë rezultatin 3:0.

Vetëm tre minuta ju deshtën Silvas që të shënoj përsëri për golin e katër, por goli i tij nuk mjaftoi pasi që prap pas tre minutave Aguero shënon përsëri për rezultatin 5:0, për vetëm 18 minuta lojë./Indeksonline/.