75 Mall Live Search
23:26 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

E pabesueshme, Mikel Arteta konfirmohet me koronavirus

Skuadra e Arsenalit ka bërë të ditur që trajneri i tyre, Mikel Arteta ka dalur pozitiv me koronavirus, pas testeve që i janë bërë këtë mbrëmje.

Po ashtu edhe personeli që kishte kontakt me trajnerin do të izolohet duke u bazuar në udhëzimet e qeverisë, transmeton IndeksOnline.

Njerëzit të cilët kanë pasur kontakt me të po besohet që është skuadra e plotë e ekipit të parë përfshirë edhe stafin stërvitor, po ashtu edhe një numër i vogël nga akademia “Hale End”.

Klubi ka bërë të ditur që nuk do të jenë në gjendje t’i luajnë ndeshjet e planifikuara.

Kurse tani janë duke punuar për ta konfirmuar se kush kishte kontakt me trajnerin e Arsenal./IndeksOnline/.