13:20 / E Premte, 26 Maj 2023 / B O

E pabesueshme, në kupën e Botës në futboll kapiten është një futbollist pa skuadër!

Kupa e Botës për grupmoshat U20 ka sjellur një skenë të rrallë në futboll. Daniel Bameyi është një qendërmbrojtës nigerian dhe kapiten i përfaqësueses afrikane në këtë garë.

FIFA ka gjetur dëshmi se kapiteni i Nigerisë ka sajuar një klub që nuk ekziston fare vetëm për të qenë pjesë e kësaj gare.

Futbollisti në dokumente ka cekur se është anëtar i skuadrës Yum Yum FC, një klub për të cilin nuk ka asnjë referencë. Askush në Nigeri apo Afrikë nuk është në dijeni se ekziston një klub me këtë emër.

Tani ekziston një dilemë e re në Nigeri. Nëse je lojtar i një ekipi që nuk ekziston, cili ishte kriteri për t’u thirrur në një Botëror U-20?/Indeksonline/