75 Mall Live Search
23:32 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / BA

E pabesueshme, Nicole Kidman ndahet me burrin pas 19 vitesh martesë

Aktorja e njohur, Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur, Keith Urban i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Dyshja u nda pas 19 vitesh martesë, raporton TMZ, transmeton IndeksOnline.

Cifti u martuan në vitin 2006, dhe thuhet se kanë jetuar të ndarë që nga fillimi i verës.

Ata janë prindër të dy vajzave, njëra 17 vjeçe dhe tjetra 14 vjeçe, kurse Nicole gjithashtu ka dy fëmijë me ish-in e saj Tom Cruise, vajzën Isabella dhe djalin Connor.

Dyshja u pa për herë të fundit së bashku në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025 më 20 qershor e arsyeja e ndarjes nuk dihet ende. /IndeksOnline/