E pabesueshme, Nunez nuk shënon në portën e zbrazur (VIDEO)

Sulmuesi Darwin Nunez ka humbur një rast shumë të mire për të shënuar golin e pare te Liverpuli, në ndeshjen miqësore ndaj Manchester United.
Ai dështoi të shënoj në një distancë më pak se 10 metra, edhe pse porta ishte e zbrazët, shkruan Indeksonline.
Nunez erdhi te Liverpuli si një nga transferimet më të shtrenjta në këtë afat kalimtar veror, por si duket ende nuk po mund ta gjej veten te skuadra angleze.
Kujtojmë se ndeshja përfundoi me rezultat 4-0 për Manchester United.
Golat për Djajtë e Kuq i shënuan: Sancho, Fred, Martial dhe Pellistri.
Ndeshja u luajt në Bangkok të Tajlandës./Indeksonline/