75 Mall Live Search
22:56 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E pabesueshme, pas 62 ditësh Arsenali fiton në Premier Ligë

Arsenali i dha fund serisë negative prej 9 ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat.

Londinezët fituan me përmbysje 3-1 kundër West Hamit në ndeshjen e fundit të javës së 16-të në Premier Ligë.

Të parët në epërsi kaluan “Hammers”, pas golit të Angelo Ogbonna.

Por në pjesën e dytë Arsenali shënoi 3 gola me Gabriel Martinelli, Pepe dhe Pierre Emerick Aubameyang.

Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin e përkohëshëm, Freddie Ljungberg. Skuadra e tij nuk kishte fituar që nga 6 tetori kur kishte mposhtur Bournemouthin 1-0.

/Indeksonline/