E pabesueshme por e vërtetë, Liverpool humb nga Nottingham Forest

Nottingham Forest ka shënuar një fitore të madhe kundër skuadrës së Liverpoolit.
Skuadra e cila është rikthyer në Premier Ligë pas shumë viteve mungesë, ka fituar me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Hero i ndeshjes ishte Taiwo Awoniyi i cili shënoi golin e fitores në minutën e 55-të.
Kjo ishte fitorja e dytë e Nottingham Forest këtë edicion dhe vie pas nëntë ndeshjeve pa fitore.
Liverpuli aktualisht renditet në vendin e shtatë të Premier Ligës me 16 pikë ndërsa Nottingham është në pozitën e 19-të me vetëm 9 pikë./IndeksOnline/