75 Mall Live Search
12:11 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / B O

E pabesueshme, Potter trajneri i dytë më i shtrenjt në futboll!

Chelsea tashmë ka një marrëveshje verbale me Graham Potter. Besoni apo jo, trajneri aktual i Brighton do të bëhet trajneri i dytë më i shtrenjt në futboll.

Plot 20 milionë euro do të paguaj Chelsea për lirimin e klauzolës së tij.

Vetëm Bayerni kishte paguar më shumë për Nagelsmann, plot 25 milionë euro.

Madje sipas mediave angleze, Potter mund të jetë sot në konferencë para ndeshjes me Bournemouth, si trajner i Chelseat.

Humbja e Bluve në Champions League ndaj Dinamo Zagrebit ishte shkas që skuadra londineze të shkarkoj Thomas Tuchel./Indeksonline/