75 Mall Live Search
15:08 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

E pabesueshme: Vdiq para një jave nga koronavirusi, fiton zgjedhjet për në Kongres

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një kandidat për kongresmen ka fituar zgjedhjet, ndërkohë që ka ndërruar jetë rreth një muaj më parë.

Ngjarja është regjistruar në Dakotën e Veriut. Kandidati republikan, David Andahl, ka fituar zgjedhjet për të përfaqësuar distriktin e 8 në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti, ndërkohë që ai ka një muaj i vdekur si pasojë e koronavirusit.

Nëna e tij deklaronte disa javë më parë se djali i saj ishte shumë i kujdesshëm për pandeminë dhe mezi priste të fitonte në zgjedhje.

“Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj vendit të tij, donte të përmirësonte gjërat për fermerët sidomos dhe industrinë e qymyrgurit”, shprehej e ëma e Andahl.