75 Mall Live Search
12:43 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / L K

E pabesueshme, ylli egjiptuan u transferua tek katër skuadra brenda një muaji

Amr Warda u konsiderua, për një kohë, si ‘trashëgimtari’ i Salah. Pozita e anësorit në sulm dhe flokët kaçurrele e bënin atë si një zëvëndësues potencial të Salah.

Futbollisti egjiptian tani është bërë lajm botëror për merkaton personale të tij në afatin kalimtar.

Historia e tij fillon më 12 gusht. Ai kishte oferta nga Spanja, Greqia dhe Egjipti, por nënshkroi, në parim, për dy sezone me Raja Casablanca, shkruan Indeksonline.

Dymbëdhjetë ditë më vonë ai e ndërpreu kontratën, siç njoftoi vetë klubi, për arsye “psikologjike dhe personale”. Para se të largohej, ai pagoi klauzolën e lirimit.

Po atë ditë, më 24 gusht, Warda u kthye në Qipro për të luajtur për Doxa Katokopias.

Agjenti i tij kishte një ofertë tjetër në tavolinë dhe pak ditë pas zyrtarizimit te Doxa, futbollisti egjiptian u transferua tek Esteghlal për 250 mijë euro.

As në Iran furtbollisti nuk u bë rehat. Më 20 shtator 2023 u zyrtarizua nënshkrimi i tij për Pharco. Tek kjo skuadër, ëarda ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare./Indeksonline/