75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E pabesueshme, ylli i futbollit evropian ka 20 asiste, pas vetëm 15 ndeshjeve

Është vetëm fillimi i muajit dhjetor dhe Hakim Ziyech ka plot 20 asiste deri tani.

Kjo shifër e pabesueshme e bën yllin marokien asistuesin më të mirë në futbollin evropian.

Futbollisti i Ajaxit është në rrugë të mirë për të thyer edhe rekordin në futbollin evropian për më së shumti asiste.

Ziyechu ka shënuar po ashtu 7 gola këtë edicion duke e mbajtur Ajaxin lider në Holandë me 6 pikë më shumë së Az Alkmaarin, që është ndjekësja më e afërt./Indeksonline/