E pabesushme, Ronaldo nuk shënon në portën e zbrazët (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ende nuk ka gjetur golin me skuadrën arabe Al Nassr, në një ndeshje zyrtare.
Portugezi në ndeshjen e sotme ndaj Al Fateh, ka humbur dy raste shumë të mira, duke mos arritur të shënoj pothuajse në portën e zbrazët, shkruan IndeksOnline.
Në rastin e parë, pas goditjes së Taliscas, topi goditi shtyllën dhe u kthye te Ronaldo, i cili goditi mbi portë.
Disa minuta më vonë, 37-vjeçari pati edhe një rast tjetër për të shënuar, por goditja e tij u ndal nga transversalja./IndeksOnline/