75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

E padit modelen për akuzën e përdhunimit!

Chris Brown ditë më parë u arrestua për akuzën që kishte përdhunuar një modele franceze në një hotël në Paris.

Ylli amerikan i zhanrit R&B u lirua të martën nga burgu pasi u mbajt gjatë natës në Paris .

Ky i fundit e ka mohuar këtë akuzë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” duke thënë që këto akuza janë false, të pasjellshme dhe kundër karakterit dhe moralit të tij.

Avokati i Chris Brown, Raphael Chiche tha për publikun që Brown do ta padis modelen franceze për shpifje.