75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / A. A

“E padita Prishtinën sepse më ka borxh shumë kogja të madhe”

Ish-mbrojtësi i Prishtinës, Labinot Ibrahimi, e ka paditur klubin për borxh të papaguar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

34-vjeçari në një pronocim për Indeksonline nuk dëshiron të flasë me shifra por thotë se borxhi është goxha i madh.

“Bisedova me zyrtarët e Prishtinës fillimisht, por ata më thanë që duhet të pres deri në mars, ashtu kështu. Por unë vendosa që ta padisë klubin për borxh në FFK. Më kanë borxh goxha shumë, nuk është shifër e vogël. Te shoh tash çfarë po bën FFK-ja, nëse ajo nuk kryen punë do të shkojë përmes gjyqit. Pra është shumë goxha e madhe, por ata i dinë punët e veta” deklaroi Ibrahimi.

Ish-mbrojtësi i Partizanit, luajti me Prishtinën gjatë edicionit 2019-20 ku fitoi Kupën e Kosovës.

/Indeksonline/