E pafat Laura Fazliu arrin IPPON, por fitorja i merret pas rishikimit

Laura Fazliu është eliminuar qysh në raundin e parë nga Kampionati Botëror i xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Në raundin e parë në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu pati punë me xhudisten nga Kameruni, Audrey Jeannette.
Fazliu mori dy penalizime, para se ta rrëzonte kundërshtaren me IPPON.
Por, pas rishikimit të aksionit, IPPON-i iu largua Fazliut, e cila mori edhe një penalizim tjetër, për t’u eliminuar nga Botërori.