11:52 / E Hënë, 11 Prill 2022 / AR

E pafat në dashuri, Tea Trifoni sërish ‘single’

Pas ndarjes së bujshme nga Beart Rexhepi, Tea Trifoni nisi një lidhje të re dashurie.

Se kush ishte nuk  ka zbuluar asnjëherë duke dashur ta mbajë larg syrit mediatik, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, edhe kjo lidhje nuk i ka shkuar mbarë.

Me një postim në Instastory, ish protagonistja e “Për’puthen”, zbuloi se i ka dhënë fund edhe kësaj lidhje.

Përmes një “meme” në Instagram ajo iu tregoi ndjekësve se si do ta “ndjekë” në botën tjetër engjëllin e saj të dashurisë i cili qartazi në këtë botë “nuk e ka kryer punën siç duhet”./Indeksonline/