E pandalshme në fushatë, Kusari-Lila gjen kohë edhe për kafshët

Edhe pse në kohë fushate, kandidatja për kryetare të Gjakovës nga VV, Mimoza Kusari-Lila po gjen hapësirë për t’u marrë me kafshët.
Përmes një storje në Facebook, ajo njoftoi që ka dalë për shëtitje me kafshë në parkun e komunës, të cilën synon ta qeverisë.
“Dita e mirë shihet me mëngjes“, shkroi në fotografi.

Jo rrallë herë është parë aktiviteti fizik i Mimozës. Ajo vazhdimisht poston fotografi në natyrë.