75 Mall Live Search
20:22 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / G T

E pandalshme Prishtina, fiton ndaj Dukagjinit dhe vazhdon si lidere në Superligë

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore 2:0 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superligën e Kosovës.

Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi Hamdi Namani në minutën e 32’të dhe më pas sulmuesi, Mario Illievski në minutën e 40’të vulosi fatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Prishtina vazhdon si lidere në Superligë.

Djelmoshat e Arsim Thaqit kanë grumbulluar 25 pikë në 10 ndeshje. Kurse Dukagjini mbetet me 14 pikë./Indeksonline/