12:40 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

E paparë, fotografohet rosa me 76 rosakë të vegjël (Foto)

Një fotograf në Minesotan Veriore ka kapur imazhe të mrekullueshme që nuk paguhen as me mijëra para.

Ai derisa po qëndronte afër një lumi pa duke kaluar në ujë një rosë me të vegjlit e saj, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

E veçanta e këtij “rrugëtimi” ishte dashuria e nënës për të vegjlit e saj, që në numër ishin të shumtë.

Rosa nënë po lundronte në lum me 76 rosakët e vegjël që ishin të madhësive të ndryshme.

Në fotografinë e parë, fotografi kapi 50 rosakë, por kur shkrepu për herën e dyti, syri i aparatit i kapi 76 të tillë. /Indeksonline/

 

Temat: