22:23 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E paparë, lopa me tre brinjë e një gungë

India është definitivisht vendi i ‘vakive’ të botës, ku çdo ditë del diçka e re dhe e pazakontë në rrugë.

Rast i fundit dhe i padëgjuar është kjo lopë, e cila ka marr vëmendjen e të gjithëve, transmeton Indeksonline.

Ajo nuk është si lopët tjera, pasi ka tre brinjë dhe një gungë në shpinë, sikurse e kanë devet.

Trupi dhe koka e paparë e lopës po tërheq vëmendjen e kalimtarëve, të cilët nuk po i besojnë syve dhe po afrohen ta prekin.

Shikojeni këtë video të lopës më interesante në botë. /Indeksonline/

Temat: