75 Mall Live Search
18:40 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

E papritur, dështon transferimi i Milot Rashicës tek Leverkusen

Mediat në Gjermani dhanë lajmin se Milot Rashica tashmë ishte futbollist i Bayer Leverkusen.

Por, transferimi i kosovarit ka dështuar në momentet e fundit, transmeton Indeksonline.

Sipas gazetarit të njohur, Arlind Sadiku, Rashica tashmë kishte nënshkruar kontratë me Leverkusenin por transferimi dështoj pasi që kishte kaluar koha e merkatos në Bundesligë.

Rashica pritet të jetë pjesë e Werder Bremen deri në janar të paktën./Indeksonline/