75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 20 Janar 2026 / OSH

E papritur, Dzeko arrin marrëveshje me skuadrën e madhe gjermane

Me 17 mars Edin Dzeko do të mbushë 40 vite jetë. Por vitet për të s’janë pengesë që ai të bëj një lëvizje të madhe në karrierë.

Sulmuesi boshnjak ka arritur marrëveshje me Schalken në Gjermani. Vendimtare për këtë ishin bisedimet me trajnerin Miron Musliç, kolegun e tij në ekipin kombëtar Nikola Katiç dhe Sead Kolasinac.

Këtë sezon, ish-sulmuesi i Bundesligës ka luajtur vetëm 722 minuta në 18 paraqitje zyrtare, duke shënuar dy gola. Kontrata e tij në Firence skadon këtë verë./Indeksonline/