75 Mall Live Search
17:40 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / AR

E papritur! Fejohet Dafina Zeqiri?

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri ka disa vite që po e shijon romancën me Dj Geek.

Dyshja çdo ditë e kalojnë bashkë ku publikojnë momente të nxehta në praninë e njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Tani janë duke kaluar disa ditë pushimi në bregdet, por duket që ky pushim ishte më i veçantë për këngëtaren.

Në “Instastory” ka publikuar një foto ku ka vënë në fokus një unazë me diamant.

Me këtë postim shtoi dyshime se ndoshta Geek i ka propozuar këngëtares, por si qëndron e vërteta duhet të presim deri në konfirmimin e tyre./Indeksonline/