75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / FR

E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”

Gili dhe Redoni, nënë e bir që u futën si një banor i vetëm në “Big Brother Vip Albania 4”, i kanë dhënë fund kësaj aventure.

Ishte Redoni ai i cili la shtëpinë e më pas Gili ua komunikoi banorëve vendimin.

Gili tha se Redoni nuk mund të përballonte më presionin e izolimit, teksa ajo pa u menduar dy herë iu bashkua të birit në këtë vendim.

Egli Tako e cila kishte një raport të afërm me Redonin shpërtheu në lot, ndërsa mërzia u pa edhe tek banorët e tjerë.