75 Mall Live Search
21:11 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

E papritur, Kylie Jenner takohet me ish të dashurin Tyga

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Kylie Jenner e cila njëherit njihet edhe si një nga ‘mbretëreshat’ e rrjeteve sociale për nga numri i ndjekësve, është një emër mjaft i lakuar në shtypin rozë, shkruan Indeksonline.

E gjatë këtyre ditëve aparatët e TMZ e kanë kapur Kylie Jenner dhe ish të dashurin e saj reperin Tyga në të njëjtin vend.

Takimi duket të ketë qenë rastësi pasiqë ata kanë miq të përbashkët, por ata të dy nuk kaluan shumë kohë në të njëjtin vend.

Modelja 22 vjeçare u gjend para Tygas në një dyqan rripash në Las Vegas derisa Kylie gjendej në qytet për t’i ndihmuar shoqes së saj Sofia Richie për përgatitjet për festën e ditëlindjes së saj të 21-të.

Tyga i cili kishte një performancë atë natë rastësisht gjendej në të njëjtin lokal.

Por Kylie ‘kreu punë’ shumë shpejt duke dalë nga lokali për t’ju shmangur polemikave që do të mund të krijoheshin nga mediat. /Indeksonline/