E papritur, Liridon Fetahaj ndërpret kontratën me Malishevën

Tre javë pasi u zyrtarizua si futbollist i Malishevës, Liridon Fetahaj ka ndërprerë kontratë me skuadrën e superligës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Fetahaj përmes profilit të tij në Facebook, shkruan IndeksOnline.
Arsyeja e ndërprerjes së kontratës sipas tij është per arsye personale e familjare.
“Pershendetje te gjitheve Dua te ju njoftoj qe per arsye personale e familjare kam vendosur te nderprej kontraten me Fc Malisheven, Faleminderit Presidentit Driton Morina qe me ka mirkuptuar.Klubit i uroj shum suksese metutje”, ka shkruar Fetahaj./IndeksOnline/