E papritur: Marash Kumbulla, arrin marrëveshjen me Romën

Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Marash Kumbulla, ka arritur marrëveshjen me klubin e Romës.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka shkruar se Kumbulla fillimisht do të kalojë te klubi romak në formë huazimi me obligim që ta blejë në sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.
Kumbulla ishte afër që të transferohej te Lazio, por hyrja e Romës në garë ndryshoi gjërat.
Përveç Romës dhe Lazios, pas Kumbullas janë Milani, Juventusi, Tottenhami dhe Manchester Unitedi./Indeksonline/