75 Mall Live Search
16:32 / E Premte, 21 Janar 2022 / MSH

E papritur: Noizy dhe Stresi ulen në një tavolinë

Publiku shqiptar tash e sa vite ka qenë dëshmitar i rivalitetit mes Noizyt dhe Stresit.

Dy reperët e famshëm nga Shqipëria, të cilët dikur nuk i kursenin as diss-at për njëri-tjetrin, duket se kohët e fundit kanë bërë paqe.

Madje të premten, ata janë gjendur bashkë pranë njëri-tjetrit në të njëjtën tavolinë.

Ka qenë artisti Kozak69, i cili ka ndarë në Instagram një fotografi bashkë me dyshen.

“Noizy, Stresi, këta janë legjendat, të tjerë s’ka”, ka shkruar Kozak në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo fotografi i “ndezi” ndjekësit e Kozakut, të cilët e duartrokitën ftohjen e “gjakrave” mes Noizyt dhe Stresit.