E papritur, Noizy s’do të bëjë më muzikë në Shqipëri, largohet nga vendi

Reperi i njohur, Noizy mbrëmë ka publikuar një duet me artistët me famë ndërkombëtare, Dappy dhe Ay Em, këngë me titull “Ekspensive Touch” e menjëherë pas kësaj konfirmoi lajmin se do të largohet në Mbretërinë e Bashkuar, atje ku nisi edhe karrierën, për ta mbyllur mesa duket atje.
Noizy tashmë synon tregun ndërkombëtar, madje bashkëpunimet e tij kohët e fundit kanë qenë vetëm me artistë të huaj, një këmbanë kjo për t’i treguar fansave dhe publikut se tashmë vizioni i tij është tregu i huaj.
